Futboll

Mirlind Daku do të kthehet në ekipin kroat

Sulmuesi Mirlind Daku, i cili kë vit pati një formë fantastike në KF Ballkani, duke qenë golashënuesi më i mirë, por edhe duke thyer rekordin në kampionatin kosovar, ka paralajmëruar kthimin në futbollin kroat, tek klubi Osijek.

Daku, që ishte shpallur edhe sportisti më i mirë në Gjilan është shprehur shumë i kënaqur me arritjen e tij këtë vit. Ai ndër të tjera ka shkruar:

Faleminderit Suharekë.

 

Kam kaluar një vit e gjysmë shumë të mirë në Suharekë si pjesë e klubit fantastik FC Ballkani. Tani është koha për një aventurë të re, ku do të rikthehem te Osijek pasi huazimi më ka përfunduar. Dua të ju falënderojë të gjithve për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që ma keni dhënë gjatë kësaj kohe. Faleminderit presidentit Arsim Kabashi, gjithë kryesisë, trajnerëve që kisha, bashkëlojtarëve dhe tifozëve Xhebrailat. Faleminderit dhe mirupafshim Suharekë.

 

You Might Also Like