Gjilan

Alban Hyseni, koordinator i Qendrës së VV-së në Gjilan

Alban Hyseni, deputet në Kuvendin e Kosovës ka marrë detyrën e koordinatorit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

Pasi ka marrë detyrën e re, Hyseni ka takuar kryetarët e pikave të kësaj lëvizjeje.

“Kam falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e tyre deri më tani, duke bërë thirrje për angazhim e mobilizim maksimal për tetor, për përgjegjësinë e madhe që do të marrim pas fitores në zgjedhjet lokale”, ka thënë Alban Hyseni.

Ndryshe, deri më tashti VV ende nuk ka dalë me emrin e kandidatit për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor. Ndryshe, Alban Hyseni shihet si kandidati më i mundshëm për kryetar, derisa edhe Arbëresha Kryeziu – Hyseni, pastaj Besnik Bislimi e ndonjë tjetër shihen si kandidat të VV-së për kryetar të Gjilanit. Kryelajmi.com

You Might Also Like