Futboll

Mirlind Daku golashënuesi më i mirë në Kosovë për vitin 2020

Mirlind Daku ka arritur ta fitojë çmimin “Këpuca e Artë” për vitin 2020, të cilin atij ia ka ndarë Eroll Salihu, sekretar i FFK-së.

Sulmuesi i FC Ballkanit e fitoi këtë çmim falë 21 golave realizuar në stinorin vjeshtor të këtij edicioni dhe dy golave të realizuar në edicionin e kaluar, me ç ‘rast me 23 sosh e lë prapa Otto John, i cili këtë vit në total ka shënuar 17 gola.

Mirlind Daku që më lehtë flet se sa shënon, ka thënë se meritorë për këtë çmim janë edhe bashkëlojtarët e tij, që të njëjtën kohë ishin edhe asistues, sikurse që falënderoi presidentin e klubit Arsim Kabashi dhe kryetrajnerin Ismet Munishi. Ai tha se ka punuar shumë dhe se tek ai është shtuar uria për të shënuar.

You Might Also Like