Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Gjilani me raste më të mira

Me praninë e tifozëve “Skifterat”, por jo edhe të “Intelektualëve”, Gjilani e Drita kanë zhvilluar nj pjesë të parë interesante, në të cilën Drita e pati topin më shumë në pronëësi, por rastet më të mira i pati Gjilan.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, ndonëse në minutën e parë Açka rrezikoi nga largësia, por Smakiqi dëboi topin jashtë vijës fundore. Gjilani pati rast të mirë edhe në minutën  26 kur Bajrami për pak sa nuk ka realizuar, kur ka gjuajtur në brendi të zonës, por Smakiqi me mund të madh e ka dëbuar topin mbi transversale. Drita u mundua q të krijojë raste, por gjuajtjet e sulmuesve të tyre rëndom u bllokuan./kryelajmi.com/.

You Might Also Like