Humbja ndaj Llapit lë shije të hidhur për trajnerin Arbnor Morina, i cili e quan si të papranueshme këtë disfatë e cila u ndikua direkt nga gjykimi i “bilbilit” kryesor të ndeshjes. Tekniku kuq e bardh pretendon se futbollisti tij Bekteshi u faulua pastër në zonë, derisa nga i njejti aksion shënoi skuadra rivale, raporton Gazetasheshi.com.
“Kjo është tmerr. Këta djem kanë derdhur djersë të madhe sot dhe ti humbasësh mundin është tmerr. Ishte një faul i pastër në zonë tek Bekteshi, ndërkohë që ne u ndëshkuam më pas. Do të flas për çdo javë, do të flas për çdo parregullsi sepse këta gjyqtarë nuk e meritojnë të drejtojnë ndeshje të Superligës me këso tendenca”, deklaroi Morina pas ndeshjes për Super Sport Kosovën.