Kamenicë

Muhamed Kallaba, kandidat i PDK-së për kryetar të Kamenicës

Kryesia e Degës së bashku me kryetarët e nëndegëve kanë vendosur që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga rradhët e PDK-së të jetë Muhamed Kallaba.
“Muhamed Kallaba është njëri nga themeluesit e degës së PDK-së në Kamenicë. Kontributin e tij për komunen dhe qytetarët ai e ka dhënë në shumë forma tash e disa vite, duke ndërtuar një figurë të një intelektuali të respektueshëm dhe profesionist. PDK është krenare që në gjirin e saj ka persona të tillë, që gërshetojnë vlerat më të mira të një shoqërie dhe përfaqësojnë qytetarët në mënyrë të dinjitetshme. Me z. Kallaba do tu kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të komunës së Kamenicës dhe do të jetë oferta më e mirë për qytetarët tanë” thuhet ne njoftimin e PDK-së.
 

You Might Also Like