Gjilan, 20 prill 2018
Muharrem Ibrahimi, hero i kombit, tash e 19 vjet nuk jeton më. Ai ka shkuar në përjetësi, por vepra e tij na është e “gjallë” dhe jeton. Jeton dhe kurrë nuk do të harrohet. Muharremi qe një luftëtar i përkryer u lufës për liri. Ai ishte një ushtarak më plotkuptimin e fjalës. Dhe, thonë, këtë “profesion” e deshi shumë. Pse jo?
Si i vogël, ai u përcaktuar me kohë të jetë ushtarak në mbrojtje të atdhetu. Muharremit ishte nga një familje me traditë të pasur atdhetare. Po nga kjo familje, nëntë antëarshe, u lind luftëtari i lirisë në vitin 1959 në Gjilan.
Familja e Ibrahimit ishte e ardhur nga Ivaja e Leskocit, më 1878. Muharremi, shkollën fillor e të mesëm i mbaroi në vendlindje, Gjilan, ku më vonë, prindërit e tij ia plotësojnë dëshirën që të bëhet ushtarak. Babai i tij, Raifi, pati dëshirë të madhe që shqiptarët të kenë ushtri të vetën. Shih për këtë, djalin e tyre, Muharremin, e dërgojnë për të studjuar në Akademinë Ushtarake, në degën për këmbësori në Beograd e Sarajevë. Këtë degë Muharremi e mbaroi me sukses të lartë. Ishin këto kohë kur edhe shtiptarët filluan të shkollohen e të marrin grada për oficerë etj. Dhe jo vetëm kaq.
Muharremi e fillo jetën ushtarake në Maribor të Sllovenisë. Ishtë njëri nga ushtarakët shumë të respektuar. Përherë Muharremi i këshillonte ushtarët shqiptarë të mos bien në provokimet e të tjerëve. Në atë kohë, në Slloveni jetonin edhe një numër i shqiptarëve. Kur dëgjonin për oficerin Muharrem, se ishte aty duke kryer obligimin ushtarak, ata vinin gjer tek ai dhe e donin pa masë. Po kjo “sjellje” e me bashkëvendasit nuk i pëlqente regjimit të asaj kohe. E përcillnin hap pas hapi. Me shpartallimin e ish-Jugosllavisë dhe luftës në Slloveni, ai merr “vizën” të shërbejë në qytetin Morska Sobota dhe në Shentil. Këtu, thonë atij ia përgaditën një grackë, në të cilën, në rrethana të panjohura, më 28 qeshor të vitit 1991, ai plagoset. Sllovenët e ndihmojnë ate e ushtarëve tjerë shqiptarë që të dezertojnë.
Muharrem Ibrahimi nuk pranon këtë urdhër. Ai pas shërimit, më 1992 kalon me detyrë në Trebinje, më vonë arrin në Mitrovicë. I pakënaqur me të gjitha padrejtësitë, që u bënin shqiptarëve, ai vendos të largohet nga armata. Por, ai edhe pak kohë mbetet po në këtë vend me instistimin e disa aktivistëve lokalë të asaj kohe, ku me shumë vështirësi e vazhdon punën i ndjekur dhe i provokuar nga kolegët ushtarakë të tij. Muharrem Ibrahimi, me kohë i kuptoi skenarët dhe “gjendjen” e asaj kohe në armatën serbe. Shumë ushtarë shqiptarë u ktheheshin familjeve të vrarë apo, siç shtonin të “vetëvrarë”, të cilat “skenarë” i bënte regjimi i asaj kohe ndaj shqiptarëve. E, oficeri Muharrem e përgjoi këtë “jetë” gjer në fund sa që, në vete “mbolli” urrejtje ndaj kësaj të keqe, por bëri “forcë” të madhe për ta përballuar këtë jetë.
Në vitin 1997 ate e transferojnë në Ferizaj. Këtu merr gradën “Major”. Ishte kjo kohë e fillimit të luftës në Kosovë, në Drenicë. Luftën e përkrahu dhe shprehu dëshirë të
kyçet në luftë për të mbrojtur atdheun nga kriminelët. Por, thonë, udhëzohet që, përshkak të nevojave të atëhershmë, ai të qëndrojë deri sat ë jetë e mundur. Përmes shokëve, pra shumë të besueshëm, të Zonës Operative të Nerodimjes, ai u jepte informatat për kazermën ushtarake në Ferizaj. Tregonte pozitat, planet, potencialin ushtarak, armatimin etj. Detyra e tij ishte që të alarmonte, në rast nevoje, përmes një lidhje shumë sekrete, ku ishin të gatshëm të strehoheshin në ndonjë vend të caktuar. Po afroheshin ditët e “dasmave” të mëdha, Muharrem Ibrahimit i vie urdhëri që të shkojë në luftë për të luftuar kundër vëllezërve shqiptarë. Ai e lëshon punën me një arsyetim se “ e ka djalin të sëmurë”. Pas shërimit të djalit, Muharremi i merr fëmijët, gruan e i dërgon në Turqi. Gruan e porosit të kujdeset për fëmijët, meqë edhe ajo i dinte qëllimet e tia të larta.
Me 25 maj të vitit 1999, ai njoftohet se ka ardhur koha që të shkojë në luftë në radhët e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës. Muharremi, si oficer i përkryer punoi në përgaditjen dhe stërvitjen e ushtarëve të rinj për në luftë. Ai bëri ngritjen e moralit të ushtarëve, ku emrohet Shef i Shtabit të Zonës në fjalë. Ofensiva e 15 prillit të vitit 1999, në Zhegoc e zuri dhe ai tërhiqet në Marec, vend ky ku ai ballafaqohet me një sulm masiv të makinerisë serbe. Qëllohet në vijën e parë të frontit nga një granatë, ku i merr disa lëndime në shpatull dhe këmbë. Plagët i mori të rënda dhe të paevitueshme.
Ishte kohë lufte. Mungoi përkujdesja e duhur. Shoket e tij rrëfejn se, Muharremi, ndonëse ishte i plagosur rëndë, nga goja e tij dolën fjalët duke u dhënë kurajo e duke u thënë: “Mos e lëshoni vijnë e frontit. Do të fitojmë, s’ka shka bëjnë kriminelët serbë”. Shokët i japin ndihmë. Të plagosur rëndë e gjen Basri Canolli (Shpendi), dëshmor, i cili e merr Muharremin dhe e strehon në shtëpinë e tij aty afër. Pas dy dite, Muharrem Ibrahimi ndërron jetë në moshën 40-vjeçare.
Ai vdes në 21 prill 1999. Menjëherë pas lufte, eshtrat e Muharrem Ibrahimit rivarrosen në varrezat e Dëshmorëve në Gjilan më 19 shtotor të vitit 1999. Ishte luftëtrë i denjë për liri. I qoftë lehtë dheu i Kosovës!/Tefik Selimi