Në kilometrin e 12 të komunës së Kamenicës shtrihet fshati piktoresk Meshin, fshat i cili karakterizohet me bukurit natyrore të rralla e veqanarisht me mullirin e vjetër 150 vjeqar.
Fatet e historisë popullin shqiptar shum herë e kanë bartur ne vende të ndryshme për të gjetur një jetë më të mirë e më të sigurt.
Një fat të tillë e kishte edhe Sylejman Bojniki, i cili me dhunë ishte detyruar të shpërngulet nga tokat shqiptare të Nishit të Serbisë.
Bojniku i cili vendoset me familjen e tij në fshatin Meshin, ndërton mullirin për këtë pjesë të popullatës për të mbijetur ku edhe tani qëndron ky mulli por i renovuar.
Nga viti 1965 ky mulli bëhet pjesë e familjës Imer Krasniqit i cili punoi e mirëmbajti duke ju krijuar kushte mbi 50 shtëpive të Meshinës, që të sigurojn kafshatën e bukës me blurjen e drithrave të ndryshëm.
“Kanë qenë kohëra të mira fshati ka qenë me plot banor e bagëti, përposë fshatit tonë që kemi bluar drithrat në këtë mulli kanë ardhur edhe 7-8 fshatra tjera për të bluar në këtë mulli, ky mulli përposë që ka qenë një “fabrikë e miellit” nga ky mulli kanë dal edhe patriot të mëdhej, ka qenë një vend i kuvendeve të burrave të mëdhëj të kësaj ane dhe për këtë jam shum i lumtur dhe krenar me cdo pjesë të këtij mulliri”, thekson 70-të vjeqari Idriz Krasniqi.
Uji i pastër si loti i cili vjen në këtë mulli e ka burimin larg mbi 30 km nga “Cani i bregut” të Zajqecit i cili derdhet ne lumin Morava.
Gjatë luftës së fundit ky mulli ka qenë shpëtim i popullatës së kësaj malësie dhe shum fshatrave tjera të cilët kanë siguruar kafshatën e bukës, por edhe luftetarve të lirisë.
“Kanë qenë kohra shum të vështira por kemi pasur momente krenarie, nëpërmjet këtij mulliri kemi mbajtur familjet gjallë secili në mënyrë të vet ka dhënë kontribut, nuk e kemi kqyr se kush po bluan apo nga është me rëndësi ka qenë të mbijetojm, nga ky mulliri shum familje nuk kanë vdekur nga të uriturit ky mulli ka qenë fole e shpëtimit të njerzve të kësaj ane”, thekson me emocione Krasniqi.
Këtë mulli e kanë riparuar në vitin e kaluar për të mos ju ndal kurr guri i cili bluan drithrat, karakterizohet me mure të trasha deri 70 cm me një sipërfaqe 5×5 me kulm të druri e oxhaku mbrenda ndërsa kapacieti i bluarjës është 100kg grurë për një orë, ndërsa ai i misrit është 200kg për një orë.
Sot në këtë fshat jetojnë gjithsej 6 shtëpi duke mbijetuar me blegtori, me prerjen e drurit e bujqësi, pa rrugë e prespektiv për një jetë më të mirë.
“Jemi krenar që i takojm kësaj pjese të Kosovës kërkojmë nga Komuna e Kamenicës që këtë mulli ta vendosin nën Trashigimin kulturore, ndërsa këtë mulli do ta ruajm si sytë e ballit brez pas brezi se ky mulli ka rrënjë të thella të lavdishme”, shprehet me lot në sy Idriz Krasniqi.