Futboll

Munishi: Ndeshja më e mirë e Gjilanit

Pas ndeshjes, trajneri Ismet Munishi pati fjalë të mëdha për lojtarët e tij, shkruan Sheshi.info

“Kjo ishte ndeshja më e mirë që ka luajtur Gjilani këtë sezon. Kishim angazhim të madh dhe vetëbesim të plotë”.

“Goli i shënuar nga Blerim Krasniqi më gëon shumë, pasi ka dhënë kontribut të madh për klubin deri tani. Goli i shënuar ishte i bukur dhe gjithçka shkoi mirë. I patëm disa mungesa sikurse Musolli, Kastrati, Prekazi e Veliu, por duhet të vazhdojmë tutje”, deklaroi për Art Sport.

Gjilani aktualisht është lidere në Superligën e Kosovës me 20 pikë.

You Might Also Like