Futboll

Munishi: Nuk kemi qejf me ndodhë skena të tilla

Ismet Munishi ka folur në lidhje me incidentin që ndodhi pas golit të Enea Koliçit ndaj Ballkanit, ku tifozët e SC Gjilanit u futën në fushë dhe gjatë gëzimit të golit, ata edhe sulmuan portierin kundërshtar, Stivi Frashërin.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka theksuar se pjesa e sigurimit është kompetent që të flasë në lidhje me këtë, teksa shtoi se askush nuk dëshiron të shoh skena të tilla.

“Nuk kam koment, pjesa e sigurimit është kompetente, nuk e pash isha duke u gëzuar për veti, tentova të ndajë atë rrëmujën”, tha fillimisht Ismet Munishi për ‘Art Sport’.

“Nuk kemi qejf me ndodhë s’kena të tilla, nuk po di”, përfundoi Munishi.

You Might Also Like