Futboll

A (s’)u ndërpre ndeshja Gjilani – Ballkani

Pa shenjë se ndeshja ka përfunduar, futbollistët e Gjilanit dhe ata të Ballkanit janë futur në zhveshtore, ngase në kohën shtesë “tifozët” e Gjilanit u futën në fushë për të festuar golin e gëzimit e ky gëzim përfundoi me futjen në fushë edhe të autoambulancës, që barti për në spital portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, i cili pësoi më së keqi në tollovinë e krijuar.

Ballkani sapo u nis nga mesi i fushës ia ka dalë që të shënojë. Pasi një harkimi nga e djathta, në topin e harkuar në brendi Ermal Krasniqi gjuajti me kokë dhe qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të portës së Enea Koliqit për 0:1.

Gjilani nuk mundi të bëjë asgjë në pjesëlojën e parë, ngase për lojtarët e saj ishin të mbyllur të gjitha korridoret, derisa në pjesën e dytë ishte krejt ndryshe.

Që nga rinisja e ndeshjes, Gjilani u hodh me të gjitha forcat në sulm, por përkundër rasteve të shumta nuk ia dilte që të shënonte.

Ballkani u mbrojt me të gjitha forcat, shpeshherë duke e zhagitur lojën pa nevojë, kurse kjo zgjonte irritimin te shikuesit.

Në kohën shtesë, pasi është dhënë goditje nga këndi, portieri i Gjilanit Enea Koliqi shkoi në sulm dhe në topin e harkuar ishte pikërisht ai që qëlloi topin me kokë dhe e futi në rrjetë. Në gëzimin e lojtarëve u përfshi edhe bankina e Gjilanit, por edhe shikuesit, të cilët u futën në fushë dhe në këtë rast është qëlluar edhe portieri Frashëri. Më pas fushës ia mësynë edhe shikuesit e Ballkanit, por ata u ndalën nga sigurimi. Në këto zhvillime në fushë u desh të futet edhe autoambulanca, e cila mori portierin Frashëri, kurse futbollistët bashkë me gjyqtarët u drejtuan për në zhveshtore.

You Might Also Like