Libri

“MUZA E AGIMIT 2018, POEZISË SË ANTON NIKË BERISHËS

Në Zhegër të Grykës së Karadakut, në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor, “Ditët e Agimit, si përkushtim i përhershëm për heroin e lirisë së Kosovës, Agim Ramadaninb, unë ambientet e shkollës së mesme të ulët, “Agim Ramadani”, u mbajtë Ora e madhe letrare, e njohur tashmë si “Muza e Agimit”.
Merrnin pjesë poetë thuaja nga shumica e krahinave shqiptare të kësaj pjese të Ballkanit, nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova Lindore si dhe poetë të tjerë nga shumë qytete të Kosovës.
Në këtë Orë letrare, lexuan:
Agron Tufa, Tiranë
Ahmet Selmani, Shkup
Albina Idrizi, Gjilan
Anton Nikë Berisha, Prishtinë
Arsim Halili, Bujanovc
Bilall Maliqi , Preshevë
Demush Mehmeti , Viti
Frrok Kristaj , Zym
Heset Zymberi , Zhegër
Ibrahim Kadriu, Prishtinë
Mehmetali Rexhepi, Gjilan
Miradije Maliqi, Zvicërr
Nehas Sopaj, Shkup
Nexhat Rexha, Kamenicë
Prend Buzhala, Klinë
Ramadan Mehmeti , Prishtinë
Rrahim Sadiku , Ferizaj
Safete Rexhepi, Gjilan
Sarë Gjergji, Viti
Selvete Abdullahu , Zhegër
Zana Piraj , Viti

Një Juri letrare, e përbërë nga Agron Tufa (Tiranë), Sarë Gjergji ( Viti ) e Selvete Abdullahu ( Zhegër ), pasi dëgjoi me vëmendje të gjitha poezitë, unanimisht e shpalli fituese poezinë e Anton Nikë Berishës, “DRITA THËRMOHET NË ETJEN TËNDE”, e cila i kushtohej Agim Ramadanit.
Vlenë të theksohet se, disa nga shkrimtarët si, Ibrahim Kadriu, Nehas Sopaj, Ramadan Mehmeti e Rrahim Sadiku, lexuan jashtë konkurencës.
Niveli i organizimit dhe sidomos niveli i Orës Letrare “Muza e Agimit” ishte tejet cilësor, si për nga përfaqësimet, emrat e, veçanërisht vlerat letrare që e madhështuan pa dyshim, manifestimin.

You Might Also Like