OPINION

55 vjet nga lindja e heroi të Kosovës Agim Ramadani

Në promovimin e librit të Agim Ramadanit “Një jetë tjetër”, Ismajl Syla ndër të tjera shprehet: ”Vetëm aktet e larta të sakrificës botën e gjerë e mbushin me kryevepra që nuk janë të shumta mbi këtë botë. Një urtësi e lashtë thotë se të gjitha veprat e mëdha ngrihen mbi gjak, mbi djersë dhe mbi vetminë. Vepra e parë është e kryengritësit, luftëtarit, rebelit, revolucionarit, vepra e dytë është e punëtorit, ndërsa vepra e tretë është e filozofit, e dijetarit, e njeriut të penës së mprehtë dhe të mendimit të thellë”. Vërtet tërë krijimtaria si në poezi ashtu edhe në artin e pikturës paraqet brumin dhe kulturën e gjerë të Agim Ramadanit. Agim Ramadani natyrshëm u kushton poezi figurave të mëdha kombëtare si Idriz Seferit, Azem Bejtës, Bajram Currit, Hasan Alisë… dhe në këtë mënyrë mishërohet me idealet e tyre duke spikatur si në piramidë madhështinë e tyre. Në poezinë e tij ”Patjetër do të vij”, ndër të tjera shkruan: ”Nëse nuk shihemi /dhe na ndan vdekja /jetoje jetën Nënë/Patjetër do të vij”. Agim jo rastësisht ishte futur në luftën çlirimtare edhe pse e dinte se mund të vritej, ku edhe në këtë poezi shihet qartë se megjithatë një ditë do të vijë në Kosovë. Ai kishte parandjenjën, por atdheu ishte mbi të gjitha dhe Kosharja ishte sinonim i jetës së tij, për shekuj. Izmi Zeka

You Might Also Like