Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef Tërnava i shoqëruar nga kryeimami Sabri ef Bajgora dhe zv.Sekretari Rexhep ef Luma sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan .
Kryetari i KBI në Gjilan, Naim ef. Aliu i shoqëruar nga administrata dhe anëtarët e KBI-së ka pritur dhe ka njoftuar myftiun Tërnava për ecurin e aktiviteteve në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan e në veqanti për periudhën e pandemisë covid 19 dhe masat të cilat ka ndërmarrë KBI në Gjilan në ruajtjen e shëndetit publik të cilat ishin edhe vendime të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Myftiu Tërnava falenderoi kryetarin Aliu për pritjen dhe njëherit falenderoi të gjthë punonjësit e Këshillit të Bashkësisë Islame për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe. Ai ka falenderuar edhe xhematin e Gjilanit i cili ka përfilluar vendimet Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë periudhe e në veqanti për mirëkuptimin që kanë pasur në lidhje me mbylljen e xhamive gjatë muajit të Ramazanit, vendim i cili nuk ka qenë I lehtë, por i domosdoshëm kur është në pyetje interesi i përgjithshëm.
Agim Hyseni