Myrvete Haziri-Bucolli mësimdhënëse në SHFMU “Nazmi Hoxha” në Gjilan këtë stinë e zbukuroi edhe më shumë me botimin e librit të saj “Pranverë në vargun tim”, kushtuar botës së fëmijëve me të cilët punon afro dy dekada.
Që nga fëmijëria është marrë me shkrime dhe ka botuar në revista të ndryshme. Ka qenë aktive në grupin letrar “Migjeni”, të shkollës “Musa Zajmi”, ku i vijonte edhe mësimet.
Myrvetja në rrugëtimin e saj gjithmonë ka ëndërruar të jetë pjesë e grupit të shkrimtarëve ku tani vetëm edhe është pjesë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dega në Gjilan.
Duke e kuptuar botën e fëmijëve për së afërmi përmes poezive në këtë libër u mundua t’ua plotësojë çdo gjë që ata i përmbush. Poezitë janë të mbushura me plot figura poetike dhe ngërthejnë ne vete edhe mesazhe.
Kjo rrugë nuk do të ketë të ndalur asnjëherë sepse për Myrveten fëmijët janë kristali më i çmuar.
Myrvetja jeton dhe vepron në Gjilan.