Gjilan

Nazif Hoti njeri i humanitetit dhe çështjes kombëtare

 
Kosova në fund të viteve të 80-ta po kalonte në një fazë të tmerrshme të zhbërjes institucionale, përsekutimeve të shumta të popullit Shqiptarë, largimi i punëtorve nga vendet e tyre të punës, vrasja e ushtarve shqiptarë në kazermat Jugosllave, po mbylleshin shkollat shqipe nga okupatori Serb, gjithashtu po vendoseshin masat e jashtëzakonshme nga ushtria e policia Serbe Jugosllave, dhe gjithqka po rrënohej në kurriz të popullit shqiptarë.
Këtij represioni të pa shembullt në botën e civilizuar populli Shqiptarë nuk ndejti duarkryq, ata u solidarizuan në forma të ndryshme për të mbijetuar duke i dhënë një përgjigje të shpejt okupatorit Serb, përgjigjeje e cila ishte e qëndrueshme dhe gjithë përfshirëse, u krijua një sistem i tërë i rezistencës u krijua një unitet duke ngritur në shkallën më të lartë vetëdisimin e popullit Shqiptarë.
Pas gjitha këtyre maltretimeve dhe të zhbërjës për të nënshtruar popullin Shqiptarë në forma të ndryshme, në fillim të viteve 1990 formohet Shoqata Bamirëse “Nëna Tereza” në Kosovë, ndërsa dega në Gjilan e kësaj shoqata fillon me të madhe për t’ju dalur në ndihmë skamnorve, pasi popullin shqiptarë e kishte kapluar një varfëri.
Sot me krenari dhe me plot emocione tregon Nazif Hoti aktivisti më i dalluar i kësaj shoqate dhe njëri ndër themeluesit e këshillit nismëtar të shoqatës “Nëna Tereza” dhe një donator i fuqishëm që centin e fundit e ndau për të mirën e popullit të tij.
“Ishte një kohë shumë e vështirë gjithqka po rrënohej, populli ishte i kërcnuar në çdo pjesë të jetës së tij, ne si organizat kemi formuar 33 nëndegë të këshillit nismëtar të shoqatës humanitare “Nëna Tereza” në komunën e Gjilanit me rrethin, qëllimi ynë ishte ta zhdukim varfërinë përmes sigurimit të ndihmave  dhe mjeteve financiare për një jetë më të mirë tek popullata e sidomos tek popullata ma e varfër për të zbutur varfërinë dhe sëmundjet e ndryshme, ishin kohra të solidaritetit për ti dal në ndihmë popullit të robruar”, kujton me nostalgji Nazif Hoti, i cili në ato vite ishte 23 vjeqar, por edhe sot plot pas 30 viteve me nostalgji e krenari i ruan si syt e ballit çdo dokumentacion të veprimit të asaj kohe.
Hoti tani 54 vjeqar tregon se me formimin e shoqatës bamirëse “Nëna Tereza” shumë familje gjetën strehim tek kjo shoqatë.
“Ky humanitet dhe solidaritet i popullit Shqiptarë, vlerat e popullit tonë i ngritën në një kulturë dhe në një istitucion të mbijetesës dhe mosnënshtrimit ndaj regjimit okupues Serb, gjatë kohës së masave represive të dhunshme të aplikuara nga regjimi ushtarak e policor i okupatorit Serb e atij Jugosllav”, pohon Hoti.
Shoqata  bamirëse “Nëna Tereza”, sipas humanistit e donatorit të madh të viteve të 90 -ta, Nazif Hoti, ishte bërë simbol i mbijetesës.
“Shoqata “Nëna Tereza” ishte një simbol i humanizmit, solidaritetit dhe rezistencës, ishte një organizatë unike duke përfshirë  me dhjetra degë e qindra nëndegë, kjo shoqatë kishte krijuar me qindra e mijëra aktivist dhe vullnetarë, ishte një histori e bujshme e popullit Shqiptarë duke dëshmuar se nuk do të mbetet asnjë familje pa bukën e gojës dhe mbikqyrjës mjekësore”, tregon me plot krenari, Hoti.
Sipas Nazif Hotit shoqata “Nëna Tereza”, gjatë kësaj përiudhe të vështirë shumë herë ishin përndjekur nga policia Serbe.
“Janë të pa numërta kërcnimet që na janë bërë në forma të ndryshme gjerë tek rrahja, kudo ishte rrezik i madh, por ne ishim me popullin në cdo moment, neve na bashkoi një ide, një motivë , një qëllim që ti ndihmojmë njerzit në nevojë dhe sado pak ta zbusim vuajtjet  e mijërave njerzve në Gjilan e rrethinë, për të vetmin qëllim ku po na kanosej rreziku nga shfarosja e popullit Shqiptarë por një herit këto ishin frymzime popullore dhe patriotike të një sakrifice sublime”.
Edhe pse nën okupim dhe papunsi të skajshme, Nazif Hoti, ishte një aktivist i madh i Pajtimeve të Gjaqeve, gjithashtu ishte nismëtari i LDK-së në qytetin e Gjilanit, njiherit ishte edhe anëtar i kryesisë nga themelimi i Partisë Shqiptare Demokristiane, duke ju ndihmuar me të madhe si me aktivitete poashtu edhe në mënyrë financiare.
Edhe pas tri dekadave Hoti me nostalgji përkujton aktivistët, veprimtarët e donatorët e mëdhej të asaj kohe tejet të vështirë.

“Ishim si një familje, kontribonim me tërë qeniën tonë, kontribut të madh për formimin e shoqatës dhe sakrificën e tyre kishin kontribuar Hetem Arifi një njeri me vlera të larta njerzore e patriotike, Mehmet Kurteshi, Fatmir Selimi, Ruzhdi Rashiti, Memetali Rexhepi e shumë të tjerë, ndërsa kontribut të madh kësaj vatre të humanitetit kishin dhënë edhe  Don Ndue Gjergji, Bejtulla Kqiku, Selami Osmani, ndërsa degën e Dheut të Bardhë e kishin ndihmuar në forma të ndryshme shumë fshatra, siq ishin: Konquli, Geraj, Miratoc e shumë njerz të vullnetit të mirë, ku ju jemi mirnjohës për jetë e mot”.

Nazif Hoti si 24 vjeqar ju doli në ndihmë edhe sportit të pamvarur të Republikës së Kosovës, gjatë viteve të 90-ta ishte themelues i Klubit të Pingpongut “Gjilani”, dhe anëtar i kryesisë dhe donator i KH Rilindja.

Nazif Hoti me humanizmin që kishte për të mirën e popullit shqiptar gjatë viteve të 90-ta me të madhe ju ndihmoi të gjitha shkollave Shqipe në Gjilan, poashtu ishte anëtar i bordit të Teatrit të Qytetit në Gjilan si para lufte ashtu edhe pas lufte, duke ju dalur shumë herë në ndihmë me mjete financiare.
Aktivisti e donatori i madh i çështjes kombëtare të popullit Shqiptarë, Nazif Hoti, sot 54 vjeqar cdo dokument e detaj e ruan me nostalgji të madhe, por është i harruar dhe i pa mbështetur nga askush, por ai deklaron se jetën dhe aktivitetin ja fala popullit tim.
“Në asnjë moment dhe në asnjë minutë nuk mu ka dhimbur jeta për popullin tim, e gjithë këtë sakrificë e kam bërë që një ditë ta shijojmë lirinë që shumë trima e lan me gjakun e tyre, jam krenar dhe sikur zoti t’mi jepte edhe 1000 vjet prap do të bëja të njejtën gjë dhe duhet përkujtuar se nuk ka më të shenjtë se populli”.
Nazif Hoti sot jeton nga puna e tij e ndershme me katër fëmijët e bashkëshortën e tij, të cilët të gjithë janë të papunë edhe pse kanë të kryer shkollimet e larta.
Shoqata bamirëse “Nëna Tereza” ishte engjulli i mbrojtjës së popullit Shqiptar, në atë periudhë shumë të rënd të popullit shqiptarë./kryelajmi.com/.
Sylejman Ismajli

You Might Also Like