Gjilan

Ndahet nga jeta polici i Kosovës Nijazi Vokshi, i shërbeu me nder e devotshmëri vendit

Postimi i plotë nga Shefik Surdulli

Nijazi Vokshi
In Memoriam

Nijaziun e kemi patur bashkëvendës dhe fqinj të mirë.
Ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës në Gjilan, që i ka shërbyer vendit me nder e devotshmëri.

I pastër, se ka jetuar nga djersa e vet dhe e familjes së tij të mrekullueshme.

Ai vinte nga një familje atdhetare dhe përparimtare, nga Kika e kaçakut me nam – Lotë Vaku (kushëri).

Djalë mësuesi, i edukuar mirë dhe drejt.

Pas vetes ka lënë fëmijë të arsimuar, poashtu të edukuar në këtë frymë.

Ne, bashëvendësit e tij, i shprehim ngushëllime familjes dhe në këtë rast bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre!

 

 

You Might Also Like