Kënaqësi e jashtëzakonshme të takoja të rinjtë e organizatës “Fuqia e rrjetit rinor” me kryetarin e tyre, Dardan Marovca.
Shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në fuqizimin e rinisë sonë. Përkrahja jonë për rininë nuk është vetëm detyrim, por është besim i palëkundur se e ardhmja ndërtohet mbi fuqinë e tyre.
Investimi në të rinjtë dhe organizatat rinore është investim afatgjatë për të ardhmen e Gjilanit – për një shoqëri më të drejtë, më kreative dhe më shpresëdhënëse.