Kamenicë

Ndërgjegjësimi i qytetareve të komunitetit Rom për te marrë pjesë në jetën institucionale

Dardanapress mbanë tryezën:

Ndërgjegjësimi i qytetareve të komunitetit Rom për te marrë pjesë në jetën institucionale

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën e parë lidhur me ndërgjegjësimin e qytetareve të komunitetit Rom për te marrë pjesë në jetën institucionale.

Qëllimi i organizimit të tryezës është diskutimi i problemeve dhe sfidave që ballafaqohen qytetarët e komunitetit Rom si dhe shqyrtimi i mundësive për të përmirësuar gjendjen.

Në fillim të tryezës Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe aktivitetet që do të realizohen gjatë implementimit të projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”.

Ndërsa Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati,ka thënë se ne si qeverisje komunale kemi organizuar dëgjime publike në lokalitete ku jetojnë komunitet joshumicë, ku propozimet dhe kërkesat e dala nga këto takime janë inkorporuar në projekt buxhetin komunal për vitin 2023,si shembull e kemi lokalitetet e banuara me komunitetin Rom në fshatin Berivojcë, kemi bërë asfaltimin e rrugëve,do të ndërtojmë dy ura, një pushimore për ndalesë të autobusëve,ndriçimin publik,ndërtimin e trotuarit. Prandaj kërkojë nga ju që të jeni më aktiv në jetën institucionale dhe mos nguroni që kërkesat e juaji ti adresoni Kuvendit Komunal ku së bashku me anëtarët e Kuvendit do ti shqyrtojmë të gjitha kërkesat e drejtuara në mënyrë institucionale.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh shqetësimet ,mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit Rom në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza është rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale,zgjidhja e problemeve sociale, të drejtat në shkollim,regjistrimi i qytetareve Rom në regjistrat civil dhe lëshimi i dokumenteve personale,të jenë aktiv në jeten kulturore dhe sportive që organizon Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport,të marrin pjesë në dëgjimet publike,etj,

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati ,qytetarë të komunitetit rom,zyrtarja për barazi gjinore,zyrtarja për të drejtat e njeriut,zyrtarja për këshilla juridike ,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kudër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”.

You Might Also Like