Dukagjini e Drita janë ballafaquar në ndeshjen për kupë, e cila është luajtur në Klinë e ku pas një loje të pëlqyeshme ndeshja shkoi në vazhdime pasi u mbyll 0:0
Në pjesën e parë Drita ka qenë m e mirë, duke patur disa raste të mira shënimi. Fillimisht Ovuka nga një pozitë shumë e mirë ka gjuajtur mbi portë, duke humbur një rast të jashtëzakonshëm. Pak më vonë rast të mirë pati edhe Baftiu, që gjuajti me kokë, por topi u përplas për shtyllën e djathtë të portierit Haxhihamza.
Në minutën 65 lojtarët e Dritës qëlluan traversën pas një godite nga largësia. Në minutën 76, Dukagjini pati një rast shumë të mirë shënimi, por gjuajtjen e Mërlakut për mrekulli e ka pritur portieri i Dritës Faton Maloku.
Në kohën shtesë Mërlaku dha një supergoditje nga e majta, por edhe më mirë priti Maloku dhe ndeshja shkoi në vazhdime./kryelajmi.com/.