Futboll

E konfirmuar, boshnjaku Elvendin Herić lojtar i Gjilanit

Elvedin Herić është lojtari më i ri i Gjilanit, i ardhur nga Vllaznia e Shkodrës. Ky është përforcim i konfirmuar i SC Gjilanit, që pas vështirësive të mëdha ia ka nisur të këndellet. Duhet cekur se pas dorëheqjes së presidentit Florim Zuka, shumë lojtarë u larguan e për të qenë edhe më keq, SC Gjilani e kishte të bllokuar merkaton shkaku i një padie që e kishin bërë vëllezërit nga Bregu i Fildishtë Aziz dhe Razak Keita. Tashti, me ardhjen e pronarëve të rinj, SC Gjilani nisi të konsolidohet, gjeti trajnerin që e kishte dikur Gentjan Mezani dhe ky si njohës i futbollit shqiptar, gjithësesi se njeh edhe shumë futbollistë që luajnë në Shqipëri, ngase ata të Kosovës janë gati se të gjithë të angazhuar nëpër ekipet e tyre.

Elvedin Herić i lindur në Augsburg të Gjermanisë me nënshtetësi është nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai është 27- vjeçar dhe i gjatë 176 centimetra. Ka luajtur për Sarajevën, Kapfenbergun në Austri, Trigllavin në Slloveni, Sllobodën e Tuzllës në Bosnjë e Hercegovinë dhe së fundi për Vllazninën e Shkodrës./kryelajmi.com/.

You Might Also Like