Është zhvilluar ndeshje miqësore mes ekipeve të Anamoravës, asaj të Gjilani dhe Vitisë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, njofton Gazeta Sheshi.
Të parët që avancuan ishin “kuqebardhët” duke shënuar me të përhershmin Tomislav Busic.
Kurse, në minutat e fundit të ndeshjes Vitia e barazoi rezultatin.
Për Gjilani kjo ishte miqësorja e pestë, ku tri prej tyre i ka fituar, një barazuar dhe një është mposhtur.
Gjilani u paraqit me këtë formacion: Ruci, Shameti, Veliu, Halili, Frashëri, Jonuzi, Useini, Shabani, Progni, Nikac, Busic. /Gazeta Sheshi/