OPINION

Shpresa është në formimin e Qeverisë LVV-LDK

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dy subjekte politike të Kosovës ende nuk kanë arritën të formojnë koalicion për qeverisje. Marrë nga ajo si është zhvilluar demokracia dhe jeta plurale në gjithë hapësirat tona shqiptare me të drejtë duhet pranuar që LVV-LDK, janë shpresa e Kosovës që nuk do të duhej të thyhet dhe të humbët ky rast. Mosformimi i qeverisë nga këto dy subjekte të dala më të votuara në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, do të ketë pasoja për zhvillimet dhe proceset që janë në pritje për vite e dekada. Mosforcimi i ligjit, mospërfundimi i bisedimeve me Serbin, ngecja në shumë segmente që tani ka Kosova, këto do të jen arsyet që subjektet politike që ishin në këto procese nuk arritën ose shumë pak arritën që të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Duke u pa nga ky këndvështrim elektorati i ndëshkoi dhe populli kërkoi ndryshim në Kosovë. Ky ndryshim duhet të kuptohet e të lexohet drejtë ku në asnjë mënyrë që besimi në votë, shpresa që ekziston, që është në pritje të një ndryshimi nuk do të duhet të mposhtet elektorati i Kosovës është në pritje të realizimit dhe konkretizimit të programit të këtyre dy subjekteve. Shpresa është në liderin Albin Kurti dhe në LVV E LDK-ën të arrijnë të formojnë Qeverinë. As shkuarja në zgjedhje të reja e as ndonjë qeveri teknike, apo ndonjë qeveri e pakicës nuk përbën ndonjë zgjidhje, por janë vetëm një zhgënjim më i madh dhe janë shpresa e humbur dhe e thyer. E vetmja zgjidhje sipas vullnetit të elektoratit është shpresa në qeverinë LVV-LDK.

 

01 Shkurt 2020 Autori është publicist i pavarur që ka bërë dhjetra shkrime e publikime për dhe lidhur me Krahinën shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

You Might Also Like