Futboll

Ndeshjen Ballkani – Gjilani e përcolli edhe kryetari Alban Hyseni

Është mbyllur pjesa e parë në kryendeshjen e javës së 18-të në elitën e futbollit kosovar midis Ballkanit dhe Gjilanit.

Pjesa e parë në stadiumin e qytetit në Suharekë nuk ka prodhur gola, me dy skuadrat që arritën të mbanin portat e tyre të paprekura për gjatë 45 minutave të para.

E nga afër këtë ndeshje ka dalur për ta shikuar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i cili është i shoqëruar edhe nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Të dy kryetarët janë parë ulur në stadiumit e qytetit në Suharekë.

Hyseni është parë edhe dje në stadiumin e qyteti në Gjilan, ku nga afër ka përcjellur ndeshjen mes Fc Dritës dhe Ulpianës.

Radio Star ka siguruar një foto, ku kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, duke përcjellur nga afër derbin e javës së 18-të ku edhe sot do të pëfundoj kampionati vjeshtorë./radiostargjilan/

You Might Also Like