Futboll

Ja kur do të zhvillohet ndeshja e Kupës së Kosovës Drita – Liria

Ndeshja e Kupës së Kosovës, që zhvillohet në kuadër të 1/16 të finales ndërmjet FC Drita dhe KF Liria, do të zhvillohet këtë të mërkurë, më 23 nëntor 2022 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Drita do të ndeshet me ish-ekipin e njohur Liria e Prizrenit, që tashti garon në Ligën e Parë të Kosovës.

Ndeshja do të nis me fillim në ora 12. Në kuadër të rrethit të 1/16, që u luajt një javë më parë nuk pati ndonjë befasi të madhe, ngase shumica e favoritëve shkuan tutje, kurse edhe në FC Drita besojnë që do të kalojnë pengesën e quajtur KF Liria nga Prizreni./kryelajmi.com/.

You Might Also Like