Viti

Në 20- vjetorin e vrasjes përkujtohet dëshmori i kombit, Rashit Mustafa, komandant “Karadaku”

Në Viti , me nderime dhe me pietet në 20- vjetorin e rënies, është përkujtuar dëshmori i kombit, Rashit Mustafa, i njohur si komandant “Karadaku” nga fshati Lubishtë e kësaj komune.

Hasan Aliu, Zëvendësryetar i Komunës së Vitisë, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe familjarë të dëshmorit të kombit, Rashit Mustafa- Komandant “Karadaku”, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e dëshmorit, Rashit Mustafa, komandant “Karadaku”.

Në përvjetorin e rënies së Komandat “Karadakut” janë bërë edhe homazhe pranë shtatores e këtij dëshmori në Viti. Aziz Zuka

You Might Also Like