Sot, në 3 vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me nder dhe krenari afaristin dhe humanistin e mirënjohur gjilanas, Basri Bejtullah Kqiku. Ai do të mbetet shembulli më i mirë i punës, përkushtimit dhe atdhedashurisë për njerëzit. Humanizmi i tij la gjurmë që nuk shlyhen kurrë për qytetin tonë. U prehtë në paqe, kujtimi për të do të jetojë gjithmonë.