Arti pamor

Në Berlin, në Galerinë  Reuter Kunstraum hapet Ekspozita e piktorit Sali Musliu ‘’ Walkin Through Memori es ‘’ (Shfletim nëpër kujtime)

 

Në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë në në Galerinë  Reuter Kunstraum do të hapet Ekspozita e piktorit me prejardhje nga Gjilani, Sali Musliu  me titull ‘’Walkin Through Memories ‘’ ( Shfletim nëpër kujtime ), që nënkupton se pikturat flasin për ca dromca të vogla kujtimesh e të cilat reflektojnë një përmbledhje kohore nga krijimtaria e këtij autori. Iniciativa për të ekspozuar veprat e këtij autori në Berlin erdhi nga mikesha e tij  Rosanna Velasco, e cila është edhe kuratore e Ekspozitës ’‘Walkin Through Memories ‘’.

“Me zonjushën në fjalë njihemi për më tepër se njëzet vite e me këtë dua të theksoj se zonjusha është mirë e informuar me punën time dhe gjatë takimit që pata në fund të prillit ajo shprehu dëshirën që të prezantoj veprat e mija këtu ne Berlin … me sa duket funksionoi , ja pra erdhi dita shumë shpejtë dhe të Premten me 04 tetor do të bëhet promovimi “, ka thënë piktori gjilanas Sali Musliu.

You Might Also Like