Arti pamor

Zeqirja Rexhepi ka marrë çmimin “Established Artist Recognition Award” nga Arts Nova Scotia

Postimi i Alban Hysenit, kryetar në ardhje i Gjilanit
Krenohemi me artistët tanë kudo në botë, e na bëhet zemra mal kur ata edhe vlerësohen me çmime mirënjohëse për punën e tyre.
Zeqirja Rexhepi ka marrë çmimin “Established Artist Recognition Award” nga Arts Nova Scotia. Ky çmim vlerëson artistë që kanë kaluar etapa të ndryshme, për të arritur deri tek afirmimi i artit të tyre. Një status, që z. Rexhepi e meriton më së miri.
Kohë më parë, në Kanada ku ai ushtron profesion e tij, kam patur fatin të shoh nga afër idetë dhe shprehitë e tij artistike përmes pikturave. Ajo çka ai shpreh me talentin e tij, është një nga treguesit e potencialit që e kemi si komb, në fusha të ndryshme, për të qenë më të mirët, me shumë punë dhe përkushtim.

You Might Also Like