Gjilan

Në Gjilan do të ndërtohet një strehimore e vogël për trajtimin e qenve endacakë

Gjilan, 9 shkurt 2022 – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Bujar Fejzullahu dhe përfaqësues tjerë të projektit “EndlessPawsabilities”.

Qëllimi i takimit ka qenë diskutimi rreth problemit të qenve endacakë në Gjilan, përkatësisht ndërtimin e një strehimore të vogël për trajtimin e qenve më të rrezikshëm.

Nënkryetarja Morina- Bunjaku, pasi i falënderoi për vizitën, ka shfaqur zotimin e kryetarit Alban Hyseni, për përkrahjen e projekteve të tilla për sigurinë e qytetarëve, gjithmonë duke mbrojtur të drejtat e kafshëve.

Ndryshe, organizata joqeveritare Vullnetarët e Qytetit ka fituar një projekt nga Ambasada Britanike për trajtimin e qenve endacakë, e cila do ta ketë edhe mbështetjen e Komunës së Gjilanit.

You Might Also Like