Gjilan

Vazhdojnë aktivitetet e Policisë së Kosovës në komunitet

09.02.2022 , Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet pranë Stacionit të Policisë në Gjilan sot kanë marr pjesë në takimin me drejtoreshën e DKA-së Znj. Selvete Sylejmani.

Gjatë takimit e njoftuam drejtoreshën e DKA-së me punët ,si ligjërata, seminare dhe tryeza të ndryshme me qëllim edukativë si dhe aktivitet tjera policore me qellim të bashkëpunimit me shkollat duke u fokusuar ne detyrën tonë primare të parandalimit dhe gatishmërisë sonë për të ofruar siguri në të gjitha shkollat.

Drejtoresha është falënderuar dhe ka e vlerësuar shumë pozitive rolin e policisë dhe ka ofruar mbështetje dhe përkrahje të vazhdueshme nga ana e DKA-së për punë dhe aktivitete të përbashkëta në mënyrë që të krijojmë kushte sa ma të mira të sigurisë dhe ambient prosperuar për të gjithë.

You Might Also Like