Gjilan

Në Gjilan hapet ekspozita me punimet që i kanë realizuar fëmijëve me nevoja të veçanta

 

Gjilan, 15 dhjetor 2020 –  Është hapur sot në Gjilan ekspozita me punimet të cilat janë realizuar nga nxënësit me nevoja të veçanta, të cilët trajtohen në Qendrën e kujdesit ditor “Pema”.

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi ka shpallë të hapur ekspozitën, është shprehur të jetë i impresionuar me punimet e këtyre fëmijëve.

 

“Qendra e kujdesit ditor “Pema” vazhdon të punojë dhe ndërtojë edukim për një kategori të veçantë të fëmijëve tanë, që t’iu dalë në krahë fëmijëve të tyre. Unë jam njëri nga ata që besoj se lindim të barabartë dhe nëse ma mungon një shqisë apo një organ, kjo nuk domethënë që na zhvillohen mundësi tjera dhe që nuk mund të tejkalojnë njerëz tjerë”, tha Haziri.

 

“Unë e di që këta fëmijë janë të jashtëzakonshëm, janë nderi i qytetit tonë. Kjo ekspozitë tregon se sa janë të gatshëm dhe të zhvilluar në mënyrë që të na ofrojnë neve me pa art dhe me i pa aftësitë e tyre. Kjo na obligon që të bëjmë më shumë për ta”, tha Haziri.

 

Ndërkaq, koordinatorja e Qendrës së kujdesit ditor “Pema”, Emine Sallahu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e ma dhe në të gjitha projektet.

 

“Le të jetë mesazhi i përgjithshëm që këta fëmijë të mbështeten kurdoherë, jo vetëm për një ditë ose për një muaj. Unë e falënderoj kryetarin Haziri, DKRS’në për mbështetjen e cdo projekte të organizatës sonë”, tha ajo.

 

You Might Also Like