Muzikë

Në Gjilan hapet sot edicioni i dytë i festivalit ANGROS

Gjilan, 9 gusht 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dhënë mbështetjen e tij për festivalin ANGROS, emër ky nga antikiteti për Lumin Morava, që hapet sot duke shënuar kështu edicionin e dytë këtë vit dhe e karakterizojnë gërshetimi i artit, muzikës, ushqimeve tradicionale dhe puntori të ndryshme duke e bërë unik për këtë regjion, për mënyrën e organizimit dhe gjithpërfshirjen e pjesëmarrjes.

Organizator i festivalit është Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me “Balkan Union”,  që këtë vit do të mbahet për dy ditë me radhë

Kryetari Haziri ka uruar që fillimi i këtij festivali për këtë vit të jetë i mbarë dhe me pjesëmarrje të gjerë të artistëve dhe pjesëmarrësve të tjerë përtej regjionit të Gjilanit.

“E uroj ekipin organizator për punën që po bëjnë në vazhdimësinë e festivalit. Ky është viti i dytë që po organizohet dhe do të jetë gjithnjë mbështetja që ky festival në të ardhmen edhe më tej të ketë zgjerimin e tij sin ë kohë, ashtu edhe në zgjerim të pjesëmarrjes në fushën e artit dhe lëmive të tjera kulturore. Gjilani është qendër e kulturës dhe ky epitet është dëshmuar me organizime të ndryshme në bashkëpunim me komunitetin e gjerë artistic”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Hapja e festivalit bëhet sot në orën 17:00 dhe do të vazhdoj deri në mbrëmjen e vonë të ditës së nesërme, ku do të ketë hapësirën e mjaftueshme dhe nis me kohën për fëmijë. Për të përfunduar ditën e nesërme me organizimin e grupit të mirënjohur “Jericho”.

You Might Also Like