Muzikë

Olza Rashani, fituese e çmimit të parë në “Xixat e Flakës”

Solistja e re, Olza Rashani është fituese e çmimit të parë në Festivalin e Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”, i cili tradicionalisht mbahet në Gjilan në kuadër të “Flakës së Janarit”. Asaj çmimi i është ndarë në Gala mbrëmjen që është mbjtur të martën në Resortin Planet në Gjilan.

Olza Rashani ka kënduar këngën “Heroi”, që doli të jetë fituese dhe që këngët janë vlerësuar  nga juria profesionale, e cila ishte në përbërje: Dëfrim Behluli, profesor e kompozitor, Armend Ramadani, profesor në Shkollën e Muzikës në Gjilan dhe Shqipe Spahiu, kryeredaktore e programit të fëmijëve në Televizionin e Kosovës.

Asaj çmimin e parë ia ka ndarë Leonora Bunjaku – Morina, nënkryetare e Gjilanit.

Çmimin e dytë e mori Erta Hasani, që i ka kënduar Kosovës, kurse i treti doli Demush Sejdiu, që ka kënduar këngën “Heroit Agim Ramadani”./kryelajmi.com/.

You Might Also Like