Shkruan: Lorik Kurteshi
Java e Psikologjise ne Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” si çdo herë organizohet me qëllimin e krijimit një atmosfere të këndshme në shkollë. Java e Psikologjise është një traditë e shkollës sonë tash e sa vite, me qëllimin e rritjes së vetëdijes mbi fuqinë e mendjes, se çfarë është e vërteta mbi potencialin njerëzor si dhe çfarë mund të bëjmë për të jetuar shëndetshëm. Kjo Javë e Psikologjisë këtë vit filloi më 21.12.2022 dhe mbaroi më 23.12.2022 , gjatë kësaj jave u realizuan disa aktivtete psikologjike si: Meditim, Terapi Grupore dhe Trajnim mbi ndryshimin e shprehive të vogla gjithashtu janë bërë shitje te ushqimeve të sjella nga nxënësit e shkollës për qëllime humanitare. Ky aksion u realizua nga: Profesoresha e Psikologjise: Vjollca Zymberi Devaja, Psikologia e Shkollës: Saranda Kastrati, nxënësit moderues: Meditim-Lorik Kurteshi, Diart Lakna. Terapi Grupore-Lorik Kurteshi, Taulantina Xhyreshevci. Trajnim i ndryshimit të shprehive te vogla- Lorik Kurteshi, Melisa Dauti. Gjithashtu u realizuan dhe kartolinat e vitit te ri, ku nxënësit patën mundësi të shënojnë mesazhe urimi shokëve dhe shoqeve si dhe mësimdhënësve për festën e fundvitit. Rëndësi të madhe iu kushtohet aksionit të nxënësve me aktivitetin e shitjes së ushqimeve në gjimnaz, me të cilin nxënësit e gjimnazit me fondet që mblidhen nga shitjet do të ndihmojnë fëmijët e braktisur në Gjilan. Nxënësit Moderues: Lorik Kurteshi, Eljesa Kadriu, Vesa Nuhiu. Nxënësit kontribues që sollën ushqime: Anesa Bajrami, Trendeline Jashari, Tuana Rifati, Suela Fera, Anduena Bajrami, Urata Hoxha, Dalina Selmani, Eda Shkodra, Sonila Jakupi, Lorene Hamiti, Eliona Salihu, Agnesa Syla, Gresa Shabani, Daline Zejnullahu, Eriola Ibrahimi, Eljesa Kadriu, Eriola Avdiu, Vesa Nuhiu, Drita Salihu, Amla Mustafa, Elza Bajrami, Dietda Bajrami, Erblin Idrizi, Lorik Mehmeti, Endi Januzi, Albion Salihu, Eda Zeqiri, Anisa Zeneli, Fjona Mehmeti, Erla Mehmeti.