Në kuadër të aktiviteteve për këshillim në karrierë, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur një aktivitet që ka të bëjë me mundësitë e studimeve jashtë vendit dhe mundësitë e përfitimit të bursave.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë mbi 60 nxënës të klasave të njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta, kurse para tyre është paraqitur Tringa Krasniqi nga organizata Ivy Journey, e cila ka bërë prezantimin e programeve, të universiteteve dhe të mundësisë së përfitimit të bursave për studime jashtë vendit.

Duke folur për kriteret që duhet plotësuar për këso lloj studimesh, Krasniqi ka thënë se gjithsesi se rol me rëndësi luajnë notat e mira në shkollimin e mesëm, pastaj testet e standardizuara, dëshmitë për njohjen e gjuhëve sidomos TOEFL, SAT, në disa universitete e sidomos në ato të SHBA-së rol me rëndësi luan eseja, pastaj marrja me aktivitete sportive, aktivitetet jashtëshkollore dhe shërbimi në komunitet.

Siç ka theksuar Tringa Krasniqi, Ivy Journey, ofron lehtësira për nxënësit, por fillimisht duhet të caktohet termini për konsulta dhe pastaj ka opsione të hapur për studime, ku nxënësit do të njoftohen për mundësi studime nëpër universitete të ndryshme në botë.
Ndryshe, në fazën parapërgatitore, Ivy Journey ofron kurse përgatitore për TOEFL, kurse të ndryshme profesionale, sit ë shkruhet një letër rekomandimi, mënyra se sit ë shkruhen esetë dhe aktivitete të tjera.
Nxënësit në këtë ngjarje kanë shprehur interesimet e tyre për të studiuar jashtë vendit dhe kanë marrë përgjigjet e duhura në interesimet e tyre. /kryelajmi.com/.





