Libri

NË GJYSMËN TJETËR BËHESH DASHURI ( cikël poezish )

RAKELA ZOGA

NË GJYSMËN TJETËR BËHESH DASHURI
( cikël poezish )

COPËZA MAGJIKE

Nuk po mësohem dot të ik prej teje.
Të pushoj e më mos të të dua.
Ti je ndërtuar prej asaj heshtjeje,
Që di të më dhemb vetëm mua.

Ti je ai që më copëton ç’do ditë,
Me lotin që pellg bëhet për ty.
Sa shumë i dua qerpikët e lagur.
Që qajnë për ty, vetëm për ty.

Kam kohë e ndiej se diku fshehur,
Brenda teje jam dhe unë.
Tek ajo pjesë që rri e heshtur
Të dua shumë, të përgjoj unë..

Në magjinë e heshtjes dhimbje,
Është kaq bukur, di ta pres.
E kam një gjysmë brenda vetes,
Të pamjes tënde që më qesh…

SHKËLQEJ

Sa herë ik prej teje marr vështrimin,
Çuditërisht bëhem me dy palë sy.
Ç’do gjë e shikoj nëpërmjet teje ,
Dhe bota ime ka tjetër ngjyrë…

S’ka gjë që s’je, mos u trishto.
Unë s’di të ik as të mungoj…
E di vështrimi që mbaj pranë.
Sa herë kam ftohtë, më puth ngadalë…

Por ti mos prit të bëj stuhi.
Të kemi ftohtë dhe unë dhe ti…
Le të jem veshur me dy palë sy…

PËR PAK

Mos e harro qellin tim të vjetër
Të grisur, gërvishtur shumë herë,
Aty afrohu sa herë të bjerë shi.
Çadrën e reve të kam bërë strehë.

E kam një vend për trishtimin tënd,
Ku luajnë pritjet e lëna dikur.
Ti s’erdhe asnjëherë ta zësh atë vend ,
Dhe unë dhuratë s’e bëra askund.

Sa herë të lotosh në dhimbje e brenga,
Kërko qellin tim, mos shko kurrë më larg.
Aty flejnë kujtimet, puthjet, ëndrrat..
Aty fle dhe unë veshur mëkat..

Afrohu ta ngrohësh, ta prekësh për pak…

VESHUR HESHTJE

Mbytur harrim në këtë vjeshtë shi,
S’u lodhe të heshtësh ,të mbjellësh vetmi.
Si të jesh shtëllungë, e atij qelli pa kthim
Retë e bardha lëshon përqafim…

U lodha dhe unë, mbështjelle trupit tim..

MOS M’I THAJ LOTËT

Mi thave lotët e vjeshtës ,
Ëndrra e puthjes ende zgjuar,
Sërish do trokasë shiu ,
Gjethet do të luajnë me mua..

Do të mbaj në duar erën,
Mos marrë asnjë puthje që dhemb ,
Ç’do njëra prej tyre është gjethe ,
E stinës së zemrës që flet..

Prandaj mos m’i thaj lotët ,
Dua të ndiej përsëri ..
Vjeshtën e shpirtit që iku,
Dhe puthjen e lodhur vetmi..

FLEJ E ZGJOHEM ATJE

Unë s’jam e askujt.
As e vetes s’mund të jem,
Sepse ti më morre peng zemrën
Unë flej e zgjohem atje…

NDJESHMËRI

Loti i shiut ,u bë mall
Në qerpikun e syrit tim..
Vallëzoi në faqe,e shkriu në buzë.
Si një pikëllim i ditëve që s’kthehen më ,
Por që nuk munda t’i vdes dot kurrë…

LUTJA E N DJENJËS

Ndjenja në parajsën e saj lutet,
Në përgjërim zemra kullon shi,
E mësuar të jetojë me dhimbjen e kaltërt,
Përqafon dyfish dashuri….

Ajo ka një qiell të zjarrtë dashurie,
Aty dhe unë kam një fole,
Ndërtuar prej reve të bardha,
Më mban zgjuar atje lart fle..

I zgjat krahët në kurorë përqafimi ,
Degë puthjesh në ëndërrim të sjell ..
Por ti, s’je mësuar të jetosh me ëndrra.
Ndjenjën lutje e lë të flerë..

Tashmë e njoh zemrën e heshtur,
Shpesh tek ty vij dhe pa leje,
Në pasqyrën e ndjenjës të shoh,
Kam frikë mos të prekin sy të tjerë..

Zgjohu mos e lër ndjenjën të flejë..

LARGËSI

Ti për mua e ke një dritare ,
Ku unë botës me ëndërr dashurie i qesh..
Ty ,dhe pse të shoh për së largu,
Ç’do çast me veten time të vesh..

Ti ke ditë që ke heshtur,
E di që unë heshtjen e mbaj magji,
Ajo është fati i njerëzve të humbur
Asnjëherë s’do të duhej për ty..

Ti për mua je gjysma e ditës ,
Në gjysmën tjetër bëhesh dashuri..
Mos më lër të kërkoj në mantelin e natës..
Gënjeshtra janë ëndrrat sa herë që s’je ti..

E bukura dritare. E ëmbla largësi.

You Might Also Like