FC Drita që të enjten do të përballet me ekipin spanjoll Rayo Vallecano sot do të zhvillojë stërvitjen e parë në Stadiumin Campo de Futboll de Vallecas. Futbollistët që drejtohen nga kryetrajneri Zekirija Ramadani do të zbresin në fushë për herë të parë në tokën spanjolle, derisa më pas do të organizohet një konferencë shtypii për gazetarë, ku do të paraqiten kapiteini i ekipit Besnik Krasniqi dhe kryetrajneri Zekirija Ramadani.
Në përkrahje të klubit kanë ardhur edhe një pjesë e Intelektualëve, të cilët po e shijojnë qëndrimin në Spanjë, derisa edhe kryesia e Klubit, duke nisur nga kryetari Valon Murseli e dy drejtorët Feti Murseli dhe Valon Zymberi bashkë me të gjithë anëtarët e kryesisë janë këtu dhe atmosfera është fantastike.
Ky pritet të jetë ekipi njëri ndër ekipet më të vështira me të cilën është përballë ndonjëherë FC Drita, derisa lojtarët kaltër e bardhë pritet të dëshmojnë cilësinë e tyre pikërisht në këtë ndeshje. Ndryshe ekspedita e Dritës është e vendosur në Novotel Madrid Center. /kryelajmi.com/




