Futboll

SC Gjilani zyrtarizon angazhimin e trajnerit Klodian Duro

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e trajnerit Klodian Duro.
Drejtuesit dhe tekniku 45 vjeçarë kanë gjetur akordin për të filluar bashkëpunimin për edicionin 2023/24.
Duro vjen me një eksperiencë si trajner i disa klubeve në kampionatin elitar të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare.
SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të ju informoj edhe për më të rejat në kampin kuq & bardh.

You Might Also Like