Viti

Në  Komunën e Vitisë janë shëruar  17  qytetarë nga virusi COVID-19 nga 39 sa ishin të infektuar por kërkohet  kujdes për vetën dhe të tjerët !

 Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), të mbajtur sot, zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu bëri me dije se lajm i mirë është që 17 qytetarë të kësaj komune janë shëruar nga virusi pandemik COVID-19.

Megjithatë ai kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) pasi që sipas të dhënave zyrtare numri i të prekurave me këtë virus është në rritje. “ Ne ju jemi gëzuar njoftimit për shërimin e 17 qytetarëve tanë.

 

Megjithatë ju lusim për kujdes dhe të i respektoni rekomandimet e institucioneve të vendit pasi që numri i të infektuarave është në rritje.

 

Prandaj mbani distancën, vendosni maska dhe keni kujdes për vetën pasi që duke ruajtur vetën ju ruani edhe të gjithë të tjerët” u shpreh zv. kryetari Aliu.

 

Gjithashtu ai thotë se ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të dalin shkaku i pandemisë. Ndërkaq përfaqësuesi i Policisë në këtë takim bëri me dije se ata po kujdesën për zbatimin e masave dhe se deri me tani janë shqiptuar 7 gjoba për kundërvajtje ndaj subjekteve afariste për mos respektimin e masave. Ndërkaq thirrje për kujdes të shtuar ka bërë edhe Hanife Jonuzi, Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti.Aziz Zuka

 

You Might Also Like