Viti

Besim Halimi, i bindur se do të jetë kryetar i Komunës së Vitisë

Besim Halimi, Kandidati i PDK-së për të parin e Vitisë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, përmes një njoftimi , ka bërë të ditur se së shpejti do të njoftojnë qytetarët vitias lidhur me platformën qeverisëse për drejtimin e Vitisë në katër vitet e ardhshme, që sipas tij, do të dalin fitues.

Besim Halimi ka thënë se partia e tij është në përgatitjet finale për zgjedhjet lokale. Ai veç tjerash ka shkruar:

Të dashur qytetarë,

Së shpejti para jush do prezantoi platformën time për udhëheqjen e Vitisë në 4 vitet e ardhshme, program ky i cili ka dalur nga takimet me qytetarë, biznesmen, të rinj, profesor, mjekë, sportistë, studentë, pensionistë, kryefamiljar, shoqërinë civile dhe njerëz të vullnetit të mirë.

Programi im për Vitinë në 4 vitet e ardhshme, është konkret dhe profesional, ai prek jetën e secilit prej jush duke e bërë Vitinë vend më të dinjitetshëm për qytetarët tanë.

Unë kam besimin, kurajon, aftësinë dhe guximin për të udhëhequr me Vitinë dhe për ta përmirësuar jetën e qytetarëve tanë.

Me ndihmën dhe përkrahjen tuaj jam i bindur që do dalë faqebardhë edhe në këtë sfidë.

 

You Might Also Like