Me rastin e 24 marsit- Ditës botërore të tuberkulozit, komuna e Vitisë, konkretisht QKMF në Viti në kordinim me DKA dhe menaxherët e shkollave ka zhvilluar sot aktivitete për vetëdijesimin e qytetarëve rreth kësaj sëmundje. Fillimisht, ekipet mjekësore kanë shpërndarë fletushka dhe kanë dhënë informacione dhe këshilla për sëmundjen e TBC në qytet dhe institucion për qytetarët e rastit.
Ndërsa, në Pozharan ekipa e QMF-së në Pozharan në kordinim me nxënësit e Gjimnazit “ Kongresi i Manastirit”, që janë pjesë edhe e Kryqit të Kuq, me një aktivitet të përbashkët në shesh kanë shpërndarë fletushka dhe kanë dhënë këshilla për qytetarët.
Përmes aktiviteteve të përbashkëta me DKA, gjithashtu ligjëratë me temën “TUBERKULOZI” është mbajtur në shkollat ShFMU” 28 Nëntori” Vërban, Shfmu” Ndre Mjeda” Kabash, Shfmu”Njazi Rexhepi” Sllatinë e Epërme, SHFMU “ Nazmi Pajaziti “ Radivojc, Shfmu Dom Mikel Tarabulluzi – Stubëll, SHFMU”Mirali Sejdiu”, Gushicë, SHFMU ”Hasan Alia”- Remnik, ShFMU”Dëshmorët e 5 Prillit”- Smirë, ShFMU”Mirali Sejdiu”- Gërmovë.
Sipas dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, përmes aktiviteteve të tilla po synojmë të ndikojmë në vetëdijesimin e qytetarëve rreth sëmundjeve të ndryshme, kryesisht atyre kronike dhe ngjitëse.
Në fund të ligjëratës janë shpërndarë broshura me informacione për tuberkulozin.
Trajtimi i tuberkulozit në Kosovë është falas.
Dita botërore e Tuberkulozit organizohet çdo vit në 24 mars, dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike të Tuberkulozit (TB), si dhe rritjen e përpjekjeve për t’i dhënë fund epidemisë botërore të turbekulozit. Kjo datë lidhet me ditën kur Dr. Robert Koch në vitin 1882 shpalli zbulimin e bakterit që shkakton TB, zbulim i cili i hapi rrugën diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje.
Aziz Zuka
Në komunën e Vitisë u shënua Dita Botërore e Tuberkulozit





