Shëndeti

Dermatovenerologia Dafina Ibrahimi Devaja: Kujdes nga sëmundjet e lëkurës

Dermatologjia është degë e mjekësisë që studion patologjitë që prekin lëkurën dhe bën diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe tumoreve të lëkurës. Edhe pse sëmundjet e lëkurës janë të shumta, me paraqitjen e pacientëve te dermatologu, shumica e këtyre sëmundjeve me kohë mund të zhduken me trajtimin dhe udhëzimet, të cilat i marrin nga mjekët e specialistët.

Në klinikën “Derma” në Gjilan , në të cilën shërbimet për pacient i kryen specialistja e doktoresha, Dafina Ibrahimi Devaja, në një ambient bashkëkohor, duke respektuar të gjitha rregullat meridionale, pacientët kanë gjetur shërbime moderne dhe shërim adekuat. Dr. Dafina Ibrahimi Devaja, e cila është një mjeke shumë e respektuar dhe e kërkuar nga shumë pacientë, jo vetëm të Komunës së Gjilanit, por edhe më gjerë, me punën e saj ka bërë që shumë pacientë të ndahen të kënaqur nga kjo klinikë. Ajo ka bërë të ditur se çdo pacientë që ka probleme me lëkurën urgjentisht duhet të kontaktojë me mjekun.

“Ne në klinikën tonë kemi aparatura moderne dhe bëhet intervenimi i menjëhershëm tek pacientët. Ne fillimisht lokalizojmë sëmundjen e pacientit dhe pastaj kalojmë në trajtimin e tyre me diagnoza të ndryshme, por nëse janë sëmundjet më të theksuara ato bëhen edhe me kirurgji”. Sipas, doktoreshës Dafina, të gjitha stinët i kanë veçoritë ndaj lëkurës, dhe duhet pasur shumë kujdes që ato të mos neglizhohen. “Katër stinët e vitit janë të ndryshme me lëkurën dhe duhet pasur kujdes të veçantë, pasi që shumica e qytetarëve nuk i kushtojnë rëndësi lëkurës duke i neglizhuar ato, siç janë: rrezet e diellit, erërat e ndryshme e po ashtu edhe stinët e ftohta, që sjellin ndryshim në lëkurën e çdo njeriu, prandaj duhet pasur kujdes dhe në momentin që i shohin simptomet e para të ndryshimit të lëkurës urgjentisht duhet drejtuar Dermatologut në të kundërtën është shumë vonë”.

Doktoresha Dafina thekson se lëkura është shumë e ndjeshme dhe nëpërmjet saj munden të shfaqen shumë sëmundje tjera, prandaj duhet pasur kujdes të shtuar. “Lëkura është pjesë shumë e ndieshme dhe çdo pacient që ka probleme me lëkurën duhet të lajmërohet tek Dermatologu, pasi trajtimi i tyre në fazën e parë eliminona përhapjen e infeksioneve të ndryshme”./kryelajmi.com/.

You Might Also Like