Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2025”, ka vazhduar tutje me aktivitete në fushën e enigmatikës, ku është mbajtur tryeza për enigmatikë, që për temë ka trajtuar: “Ndihmesë për terminologjinë e gjëzakuptimit- enigmatologjisë”, si dhe janë bërë të ditur fituesit e garës për enigmatikë në përpilim të fjalëkryqit dhe anagramit.
Fillimisht, Shemsedin Kryeziu, në emër të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, ka thënë se tani më janë bërë të rregullta organizimet e garave në enigmatikë apo të tryezave të ndryshme dhe edhe këtë vit po organizohen aktiviteteve në këtë fushë, ndihmuar nga Komuna e Gjilanit dhe si pjesë e Manifestimit “Flaka e Janarit 2025”.
Përndryshe, kjo Shoqatë dhe Redaksia e Revistës së Enigmatëve, “Horizonti”, kësaj here organizoi garat në një variant më ndryshe duke e bërë konkurruese garat në përpilimin e fjalëkryqit dhe të anagramit, sipas kritereve të përcaktuara nga organizatori.
Shoqata paraprakisht shpalli konkurs me korrespondencë për zgjidhje e gjëzave (fjalëkryq dhe ndërrimor-anagramë), ku garuesit kishin për detyrë përpilimin e fjalëkryqit me dimensione 10/12 me një fjalë obligative – NDRE MJEDA dhe një ndërrimori nga fjalët: “ENIGMATIKA PËR FLAKËN E JANARIT“ ( 27 shkronja).
Punimet i dërguan 16 garues, prej tyre 16 fjalëkryqe dhe dhjetë(10) ndërrimorë. Në propozicionet e garave kërkohej zbatimi i rregullave të gjuhës shqipe, drejtshkrimi, gramatika dhe ato enigmatologjike. Prej 16 garuesve, tre prej tyre u lanë jashtë konkurrence për shkaqe etike dhe përkatësia kategorisë së juniorëve.
Juria e Shoqatës në përbërje: Zijadin V.Hasani, kryetar, Xhelel Selmani dhe Shemsedin Kryeziu, anëtarë, në vlerësimin e punime të arritura u bazuan në kriteret e njohura të vlerësimit siç janë : gjatësia mesatare e fjalëve, numri i katrorëve të zinj, numri i togjeve – bashkëtingëlloreve dhe zanoreve, sonoriteti (tingullima) i fjalëve, përdorimi i germave „të vështira“( zh, rr, th nj, dh..), bardhësia e diagramit, fjalët e panjohura, germat e izoluara dhe përshtypja e përgjithshme, pas vlerësimit të tërësishëm të punimeve u bë kjo renditje:
Juria bëri këtë renditje:
Çmimet për Fjalëkryq: Mensur Mamuti, 287 pikë (vendi i parë), Skender Tullumi, 264 pikë (vendi i dytë) dhe Rexhep Hasani, 230 pikë, (vendi i tretë)
Renditja në sajim të ndërrimorit (anagramës) – Çmimet: Azem Çerkini, vendi i parë, Mensur Mamuti, vendi i dytë dhe Sadri Husmani, vendi i tretë.
Përndryshe, në tryezë foli Zijadin Hasani i cili tha se enigmatologjia në përgjithësi, por edhe ajo shqiptare është lëmi relativisht e re dhe ende nuk kemi shkrime as hulumtime të njohura për nivelin e zhvillimit të saj, e mos të flasim për terminologjinë shqiptare të gjëzave në përgjithësi.
‘Shkëndijat e hershme të emërtimit të gjëzave në shqip i gjemë në libra, revista e gazeta të periudhave të ndryshme , të dhëna të vlefshme për emërtimin e gjëzave në gjuhën tonë jep një libër me gjëza “Lodra dhe zbavitje”, i autorit Sotir Qirjaku, i botuar më 1958 në Tiranë, pastaj “lojëra zbavitëse”,, Arian Çika – 1983, Tiranë, “Fjalori i Enigmatikës 3”, Zijadin Hasani, 1994 – Gjilan, pastaj “Enigmatika – figurat kombëtare (monografi):, Mensur Mahmuti, 2020 – Tetovë, “222 ditë me fjalëkryqet e Xh. Ruhanit”, Xhevat Ruhani, 2023 Prishtinë…”, ka thënë ndër tjerash Zijadin Hasani.
Ai tha poashtu se edhe Revista Horizonti (1981 – 2025), ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshëm me terminologjinë enigmatike shqiptare, pastaj ndihmëse dhanë edhe revista tjera për enigmatikë botuar në Kosovës, por edhe në Maqedoninë e Veriut.
Hasani ka sqaruar më pas disa terma që nevojiten për të gjithë ata që merren me enigmatikë ose u intereson enigmatika.
Mensur Mamuti nga Tetova pati disa propozime në lidhje me terminologjinë ose shqipërimin e llojeve të gjëzave apo edhe termave tjerë në fushën e enigmatikës.
Ai u ndal te fjalët që përdorën në fjalëkryqet, për dy-shkronjat që janë pasuri e jona e shtoi se duhet pasur kujdes fjalët që përdorën nëpër fjalëkryqe, por kërkoi kujdes edhe në përpilimin e enigmave tjera si në rebuse…
Islam Zuzaku kërkoi t’i kushtojmë rëndësi kategorive gramatikore, e Xhelal Abrashi u ndal në krahasimin e gjëzëtarisë që botohet në Shqipëri dhe Kosovës, domosdoshmërinë që të respektohen rregullat në përpilimin e enigmave.
Xhelil Rrahmani tregoi që merr pjesë nëpër gara dhe përmendi se ka rastisë të fjalë që nuk i ka kuptuar andaj kërkoi kujdes gjatë përpilimeve, derisa Rasim Vllasaliu o fokusua te botimi i Horizontit qysh në fillet e saja, por edhe sot, e Nevzad Isufi tha se enigmatika duhet të përkrahet sepse kjo fushë duhet të vazhdojë se ka vlerës e saj.
Në tryezë kontribuuan edhe Ekrem Krasniqi, Skender Sadiku, Muhamet Halili, e të tjerë.