KULTURA

Kushtrim Zeqiri: Kultura, Rinia e Sporti na bëjnë krenarë të gjithëve

Kushtrim Zeqiri, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Gjilanit, në ceremoninë e përzgjedhjes së më të mirëve në Kulturë, Rini e Sport, që është mbajtur këtë të enjte në Sallën e Shkollës së Muzikës në Gjilan, ka theksuar se kultura luan një rol të rëndësishëm në formësimin e identitetit tonë dhe përcaktimin se kush jemi ne si individ dhe komunitet. Kultura na ndihmon të lidhemi me trashëgiminë tonë me traditat dhe vlerat brez pas brezi. Ai tha se kultura nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën, por bënë fjalë edhe për të tashmen dhe të ardhmen. Ajo na ndihmon të shprehim në mënyrë krijuese, ta shpalosim diversitetin dhe pasurinë e botës sonë. Ajo na inkurajon për ide dhe perspektiva të reja.

Edhe rinia është pjesë thelbësore e kulturës sonë. Ata janë udhëheqësit tanë të ardhshëm, inovatorët dhe mendjet krijuese, andaj siç ka thënë Zeqiri është përgjegjësia e jonë që t’i mbështesim ata dhe pasionet e tyre në mënyrë që ata të rriten dhe të lulëzojnë.

Duke folur për sportin, drejtori Zeqiri ka thënë se sporti ka shkëlqyer këtë vit dhe se sportistët tanë kanë sjellë një numër të jashtëzakonshëm të sukseseve. Sportistët ishin burim krenarie e frymëzimi për të gjithë ne. Sporti gjilanas është bërë një, është shtrirë në një union dhe në një përfaqësues të të gjitha fushave, ka thënë Kushtrim Zeqiri, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport./kryelajmi.com/.

You Might Also Like