OPINION

Në mes “nacionalizmit kushtetues” dhe “patriotizmit kushtetues”

Kujtim Shahiqi

Patriotizmi si një koncept modern është artikuluar në procesin para dhe pas revolucioneve civile dhe është më së shpeshti i lidhur me idetë evolucionare të kombit, nacionalizmit dhe përkatësisë etnike, për të cilat kushtet janë më pak heuriste.

 

            A mund të ketë patriotizëm pa nacionalizëm. -dy anët e një medalje .

 

Sot, koncepti i patriotizmit shihet në shumë mënyra. Në shumicën e rasteve, ky term përdoret në një perspektivë të përmbushur moralisht: patriotizmi më shpesh përcaktohet si “gatishmëria e qytetarëve për të vdekur për vendin e tyre”, “patriotizmi është i respektueshëm përsa i përket sjelljes mbrojtëse,  heroike të kombit që është sulmuar”.

 

                             Kombet pa patriotizëm dhe sovranitet shtetërorë !?

 

Hyrja në Bashkimin Evropian praktikisht çon në heqjen dorë nga një pjesë e madhe e sovranitetit shtetëror të shteteve anëtare. Ata janë bashkuar, ky proces i integrimit përfshin një numër në rritje të shteteve, me një rezultat përfundimtar , tridhjetë ose pesëdhjetë vjet më vonë do të ketë një qeveri, e cila do të bazohet në heqjen vullnetare të sovranitetit shtetëror të shteteve anëtare. Por do të ishte një iluzion i madh se interesat dhe shtetet kombëtare po zhduken. Jo, ato po transformohen dhe përshtaten me këto tendenca që i kam përshkruar. Shpresoj se nuk do të arrijë në atë që Kanti ëndërroi në esenë e tij mbi” paqen e përjetshme” apo atë që Marksi ëndërroi – “proletarët e të gjitha vendeve, bashkohuni” . Ta themi pak më ndryshe :

 

Patria  est, ubicumque est bene“ – Atdheu është kudo ku është i mirë

 

Shumica e kushtetutave post-socialiste evropiane miratohen menjëherë pas shpërbërjes së socializmit 1989/1990, ku rezultoi në rivendosjen e “shtetit kombëtar të tipit klasik ”westphalijs”.

Në këto shtete, kushtetuta u kuptua përgjithësisht si “konstelacionet institucionale, si reflektim i të drejtave themelore, si një shprehje e unitetit dhe identitetit kombëtar … dhe si një kopje e formave moderne dhe të njohura të konstitucionalizmit”.

 

Në shumicën e këtyre vendeve, nga Polonia deri në vendet post-jugosllave deri në Bullgari, traditat e nacionalizmit që favorizuan shprehimisht identitetin homogjen kulturor të shumicës si gur themel i një rendi kushtetues të qëndrueshëm, ringjallën dhe asimiluan kulturat e pakicave me qëllim të idealit shumicë .Nacionalizmi në fillim të viteve 1990 veproi si “ideologjia më e dobishme për mobilizim, sepse automatikisht garantonte mbështetjen e shumicës dhe legjitimitetin e pushtetit në zgjedhjet e para demokratike”.

 

Këtë ideologji ndjek nacionalizmin kushtetues sepse i vendos kërkesat e veta për vetëvendosje kombëtare, ideologjinë dhe sovranitetin në instrumentet formale kushtetuese.

 

Në një plan komparativ, fenomeni i nacionalizmit kushtetues përkufizohet nga Robert M. Hayden, për të cilin ish republikat jugosllave: Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe deri në një masë Maqedonia pas zgjedhjeve të para të lira në vitin 1990 krijoi një sistem të nacionalizmit kushtetues, do të thotë struktura kushtetuese dhe ligjore që privilegjojnë anëtarët e një kombi shumice (etnike) mbi minoritetet.

Sisteme të tilla kushtetuese dhe ligjore shërbyen për të institucionalizuar diskriminimin e përhershëm ndaj pakicave, Në rastin konkret shqiptarëve, pikërisht në kundërshtim me atë që amerikanët e quajnë veprime afirmative.

 

Nacionalizmi kushtetues i republikave post-socialiste u manifestua në një përpjekje për të pajtuar dy idetë e kundërta të sovranitetit: territorial dhe etnonacional. Si rezultat, dokumentet politike-ligjore “platformat politike të shprehura në terma ligjorë”.

 

Thelbi politik i nacionalizmit kushtetues është sovraniteti universal i kombit dominues, në regjime të tilla, pavarësisht thirrjes së tyre për të drejtën e vetëvendosjes, demokracisë dhe barazisë, popullata pakicë në mënyrë realiste përputhet, gjë që rezulton në reduktimin e demokracisë dhe lirisë për të gjithë dhe hapjen e konflikteve të intensiteteve të ndryshme.

 

Patriotizmi nganjëherë identifikohet me nacionalizmin, dhe nganjëherë dallon ashpër nga ai. Në preambulën e Kushtetutës së Bashkimit Sovjetik (1977), qytetarët sovjetikë u quajtën “patriotë dhe internacionalistë”. Ky formulim i fundit sugjeroi përfundimin se patriotizmi do të thoshte shumë më tepër se nacionalizmi. Nacionalizmi përshkruan pikërisht ata që janë të angazhuar në politikë agresive dhe ekspansioniste. Megjithatë, për Michael Ignatieff, çështja është e hapur: a mundet patriotizmi të jetë pa nacionalizëm?

 

You Might Also Like