Gjilan

Në moshën 65- vjeçare ish-polici Naser Ibrahimi i notoi pa ndërpre 65 gjatësi në pishinën e Uglarit

 

Ish-polici i Kosovës, Naser Ibrahimi, që sivjet është pensionuar, ka vazhduar traditën që për çdo vit të jetës të notojë po aq gjatësi në pishinën e fshatit Uglar, shkruan kryelajmi.com.

Naser Ibrahimi, që në Gjilan ishte quajtur superpolici i Kosovës edhe pas pensionimit ka vazhduar të mbajë formën e tij dhe në 65-vjetorin e lindjes ka shkruar:

“Në moshën 65 vjeçare i notova pa ndërpre 65 gjatësi në pishinën e Uglarit.”

Naser Ibrahimi nuk është vetëm notar i pasionuar, por ai shquhet edhe me aftësi të tjera edhe atë në lëmi të ndryshme.

Ai shquhet si solokëngëtarë, kitarist, flautist, klaviaturë, kontrabas e luan edhe në instrumente të tjera, kurse ka  pasur 12 këngë të incizuara ne Radio Gjilani, pati prezantime në radio e televizion, kurse kënga me e njohur është hiti i tij “Besa”, emër me të cilin ka pagëzuar edhe vajzën e tij, e cila gjithashtu po bënë karrierë të shkëlqyeshme si solokëngëtare. Ishte anëtar i disa Shoqërive Kulturore e Artistike si:   SHKA “Zenel Hajdini” në Gjilan, “Punëtori”, “ Integj”, SHKA “Ramiz Sadiku” Prishtinë e AKV “Gjilani”, kurse ishte edhe pjesë e disa rok grupeve gjilanase si “Golden Boys”, “ Mbledhësit e Luleve”, “Fenix” dhe “Eufonia”.

Naser Ibrahimi me biçikletë ka përshkuar rrugën Tetovë – Strugë e më pas ka kaluar në Shqipëri, kurse po me biçikletë i ka rënë tej më tej trojeve shqiptare, që nga Ulqini deri në Sarandë.

Ai qëndrueshmërinë e tij e ka treguar edhe duke u larë me borë në klimë polare, kurse edhe tashti, ndonëse është në pension ai vazhdon me të gjitha pasionet e tij, duke ia shtuar tashti edhe ecjen në natyrë dhe aktivitete të tjera.

Ndryshe, Naser Ibrahimi, ish- polic i gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës është vëlla i heroit Muharrem Ibrahimi, oficer i karrierës, i cili heroikisht kishte rënë në luftën çlirimtare përballë forcave serbe në vitin 1999./kryelajmi.com/.

You Might Also Like