Gjilan

Lutfi Haziri bën bashkë kryetarët e Degëve të LDK-së në regjionin lindje

Lutfi Haziri bën bashkë kryetarët e Degëve të LDK-së në regjionin lindje, konfirmohet angazhimi maksimal për fitoren e madhe të 17 tetorit

 

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, njëherësh kryetar i Degës në Gjilan, ka bërë bashkë sot kryetarët e Degëve të regjionit të lindjes, për koordinim sa më të mirë për zgjedhjet e 17 tetorit.

 

Në takim kanë marrë pjesë kryetarët e Degëve të Vitisë, Kamenicës, Novobërdës, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Kllokotit e Shtërpcës, përkatësisht Sokol Haliti, Jetoj Biçkaj, Bajrush Ymeri, Lutfi Zharku, Shkëlqim Jakupi, Hyrijete Jusufi, Përparim Rexhepi e Vali Ahmeti, sikurse edhe Arbër Ismajli, shef i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Gjilan.

 

Gjatë takimit është konfirmuar angazhimi maksimal për fitoren e madhe të LDK-së më 17 tetor, pasi që tashmë edhe me sondazhet e fundit Lidhja e Ibrahim Rugovës po udhëheq bindshëm në të gjitha komunat e regjionit të lindjes.

 

Kryetari Haziri ka falënderuar kryetarët e Degëve të LDK-së për prezencën dhe kontributin e tyre, duke thënë se koordinimi mes vete si regjion është shembulli më i mirë në nivel vendi.

You Might Also Like