OPINION

Në përkrahje për Koalicionin e Shqiptarëve të  Luginës

Publicisti Refik Hasani, mbështet publikisht Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, për zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më datën 3 Prill

Në përkrahje për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës

Më datën 3 Prill, në Serbi do të mbahen zgjedhjet parlamentare
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kan arritur një koalicion dhe do të garojnë përmes kësaj liste.

Ftoj gjithë votuesit të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të rrumbullakojnë koalicionin e shqiptarëve të Luginës me numër 16.

Vota për këtë koalicion është interes jetik i të gjithë neve, është për të ngritur e shtruar çështjet për pasivizimet e adresave, veçmas në Medvegjë dhe Malësi të Bujanocit, por edhe është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuari në të gjithë fushat e jetës, jo vetëm Ballkan, por në gjithë Evropën. Mbështetja në këto zgjedhje do të thotë për kërkim të drejtës në përdorim të Gjuhës, përfaqësimit në gjitha instancat, si dhe për të drejta njerëzore dhe realizim të vullnetit të shprehur kolektiv.

Në legjislaturën e fundit në Parlamentin e Serbisë Deputeti Shaip Kamberi dhe tani bartës i listës treguan dhe ishin më së aktivi, gjatë gjithë seancave parlamentare shfaqën guxim, shkathtësi të gjëra e zgjuarsi prej intelektuali, duke ngritur të gjitha çështjet që përballet e ballafaqohet për ditë krahina e jonë. Përkrahja e këtij koalicioni, është në kërkim të gjetjes së një zgjidhje të përhershme për statusin politik të shqiptarëve të kësaj Krahine që nuk është zgjidhur.

26 Mars 2022

You Might Also Like