OPINION

TALAT XHAFERI DALJEN E TIJ TË FUNDIT SI KRYEPARLAMENTAR JASHTË SHTETIT E KISHTE VIZITËN NË GJILAN

Ish- Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, daljen e Tij të fundit si Kryetar i Kuvendit e kishte vizitën në Gjilan, më 17 Janar 2024, kur mori pjesë në inaugurimin e Shtatorës së Heroit të Kombit Kadri Zeka!

Gjilani më 17 Janar 2024, ishte mikpritësi i fundit i Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi!
Gjithashtu Qyteti i Gjilanit ishte mikpritësi i parë i Kryeministrit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi!
Gjilani para 11 ditëve, nga 17 deri më 28 Janar 2024, pësoi njëren nga ngjarjet më të mëdha e më historike të jetës së Tij, sepse më 17 Janar 2024 në Gjilan ishte Kryekuvendari i shtetit fqinj të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, Talat Xhaferi qe kishte pasur viziten e fundit jashtë shtetit të Tij si kryeparlamentar dhe të parën si kandidat për Kryeministër, më 28 Janar 2024, zgjidhet Kryeministri i Parë Shqiptar i Maqedonisë së Veriut!
Kryetari i Deputetëve e Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në vizitën e Tij historike në Gjilan e shoqëronte Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmetin, dhe të dytë u pritën me solemnitet në selinë e Komunës së Gjilanit nga Kryetari Alban Hyseni!

Gjilani në kuadër të Flakës së Janarit, inauguroi Shtatoren e Heroit të Kombit Kadri Zeka, dhe në ceremoninë kombëtare të inaugurimit dhe shpalosjen e Shtatores, me pjesmarrjen e Tij nderoi edhe personaliteti tanimë historik Talat Xhaferi!

Qyteti i Gjilanit ishte mikpritësi i njeriut me dy funksione të mëdha shtetërore të Maqedonisë së Veriut!

Pra në Gjilan ishte Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut dhe kandidati për Kryeministër të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi!

Gjilani edhe për këtë eveniment do të futet në histori, sepse pati fatin e madh ta kishte në vizitë, njeriun që bartëte dy funksione njëkohësisht, funksione të cilat ishin dhe mbeten historike për shqiptarët, dhe si të tilla përfaqësojnë fitore të mëdha për Kombin tonë!

Ismet Sylejmani,
Gjilan, 28 Janar 2024!

You Might Also Like